Futbollistët e Aston Villa kanë shënuar fitore në duelin e radhës kundër Manchester Cityt.
Ata ishin më të mirë sot në terrenin vendës ndaj katër herë kampionit të njëpasnjëshëm anglez.
Ky i fundit në pjesën e dytë thelloi epërsinë në minutën e 65-të pas asistimit të McGinn.
City u rikthye vonë për të bërë diçka më shumë, me golin e Foden në minutën e tretë të kohës shtesë.Aston Villa pas kësaj fitoreje ngrihet në pozitën e pestë në tabelë pas 17 xhirosh me 28 pikë, një më shumë se City që tashmë bie një vend më poshtë, me gjithsej gjashtë humbje të regjistruara.
Liverpool prin me 36 pikë dhe 15 ndeshje të zhvilluara, Chelsea renditet i dyti me 34 pikë, por me 16 ndeshje, pasojnë Arsenali me 30 dhe Nottingham Forest me 28 pikë.
Nesër luajnë Everton-Chelsea, Fulham-Southampton, Leicester City-Wolves, Manchester United-Bournemouth dhe Tottenham Hotspur-Liverpool.