Futbollistët e Manchester City shënuan sot fitore bindëse në terrenin vendës ndaj skuadrës West Ham United me rezultat 4:0, ndërsa Chelsea edhe pse ishte në epërsi në fund u kënaq me vetëm një pikë duke luajtur baras si mysafir me Crystal Palace 1:1.
Manchester City shënoi kështu fitoren e dhjetë këtë sezon, të cilin e nisën furishëm, por ranë më pas nga forma.
I njëjti lojtar dhe i njëjti asistues morën pjesë edhe te shënimi i golit të tretë në minutën e 55-të për Cityn.
Vetëm tre minuta më vonë skuadra e Pep Guardola shënoi edhe një gol, kësaj radhe përmes Phil Foden pas asistimit të Kevine DeBruyne.Në tabelë prin Liverpool me 45 pikë, gjashtë më shumë se Arsenali në pozitën e dytë dhe Nottingham Forest i treti me 37 pikë. Manchester City renditet i gjashti me 34 pikë, ndërsa West Ham United mbetet në zonën e poshtme, pozita e 13-të me 23 pikë.
Sot gjatë ditës Tottenham Hotspur pësoi si vendës nga Newcaste United me rezultat 1:2, Aston Villa mposhti Leicester City 2:1, Bournemouth mposhti Everton 1:0, Chelsea nxori një barazim në udhëtim ndaj Crystal Palace 1:1 dhe Brentford mposhti Southampton në udhëtim 5:0.