City nxjerr barazim në sfidën e vështirë ndaj Crystal Palace
Sport
Lexohet për: 1 min.
Crystal Palace dhe Manchester City kanë luajtur sot baras me rezultat 2:2.
Daniel Munoz solli vendësit në epërsi në minutën e 4-të, pas asistimit të Will Hughes.
City barazoi përmes norvegjezit Erling Haaland në minutën e 31-të, pas asistimit të Matheus Nunes.
Skuadra vendëse riktheu epërsinë përmes Maxence Lacroix në minutën e 57-të.
Lojtarët e Pep Guardiola në vazhdim kërkuan me ngulm golin e barazimit, të cilin e arritën përmes Rico Lewis, pas asistimit të Bernardo Silva në minutën e 68-të.
Në tabelë kryeson Liverpool me 37 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, pasi dueli me Evertonin sot u anulua për shkak të motit të keq. “Qytetarët” renditen në katërt me 27 pikë.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë arritur këto rezultate:
Aston Villa - Southampton 1:0
Brentford - Newcaste United 4:2
Manchester United - Nottingham Forest do të luajnë nga ora 18:30.
Të dielën takohen: Fulham - Arsenal, Ipswich Town - Bournemouth, Leicester City -Brighton dhe Tottenham Hotspur - Chelsea.
Xhiroja e 15-të e Premier Ligës përmbyllet të hënën me takimin West Ham United-Wolves.