Ademi: Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së
Sport
Lexohet për: 1 min.
Kosova
4 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, po qëndrojnë në Cyrih, ku nesër do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026.

Ademi ka thënë se shpreson që Kosova të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të mund të jetë pjesë e këtij eventi madhështor.

“Motivi është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së, një vend që e ka mbështetur fuqishëm shtetin tonë dhe që na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu ku jemi sot”, ka shkruar Ademi në “Facebook”, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024