City i jep fund serisë së zezë me fitore në udhëtim
Sport
Lexohet për: 2 min.
Futbollistët e Manchester City kanë shënuar fitore në xhiron e 19-të të Premier Ligës, duke i dhënë kështu fund serisë së zezë të rezultateve.
Përballja e radhës në udhëtim ndaj Leicester City ishte më se e rëndësishme për Pep Guardiola-n e dëshpëruar.
“Qytetarët” kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Savinho në minutën e 21-të. Ky njëherësh është edhe goli i tij i parë për Cityn në këtë edicion të garave.
Savinho ishte më meritori edhe për golin e dytë dhe të fitores së skuadrës së tij, pas asistimit që bëri te norvegjezi Erling Haaland në minutën e 74-të.
Para kësaj ndeshje, kampionët në fuqi të Pep Guardiolës kishin fituar vetëm një nga 13 takimet në të gjitha garat.
City tash renditet në pozitën e pestë me 31 pikë, prej tyre nëntë fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Leicester City mbetet në zonën e rënies, pozita e 18-të me gjithsej 14 pikë.
Në tabelë prin Liverpool me 42 pikë. Skuadra e Mohamed Salah luan sonte kundër West Ham United si mysafire nga ora 18:15.