Çitaku pas seancës së Kuvendit: Gjithmonë fajin e ka dikush, më së shumti opozita
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku pas seancës së Kuvendit: Gjithmonë fajin e ka dikush, më së shumti opozita
Vlora Citaku1234
27/04/2026 - 20:16
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.

Çitaku tha se si ka mundësi që pushteti gjithmonë t’ia lë fajin dikujt tjetër, e më së shumti opozitës.

“Qysh bre gjithmonë, bash gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër? Herë lufta në Ukrainë, herë lufta në Iran, e më së shumti opozita. Një njeri që fitoi 51% të votave dhe pati pushtetin më të madh që ka pasur ndonjë qeveri në Kosovë, sot prapë ankohet se nuk po e lënë të punojë”.

Armiq të brendshëm e të jashtëm gjithandej. Përgjegjësi askund. Kur ke pushtet absolut, nuk mund të sillesh si viktimë e përhershme. Qeverisja nuk është konferencë për arsyetime. Është përgjegjësi, vendimmarrje dhe rezultat”, shkroi Çitaku.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026