Çitaku: LVV marrëveshjen e sheh si fjalë të ndyrë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku: LVV marrëveshjen e sheh si fjalë të ndyrë
citaku
02/04/2026 - 13:41
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo e fundit nuk kishte vullnet për të përkrahur rezolutën për mbrojtjen e viktimave të luftës.

Pasi nuk gjeti miratimin për caktim si pikë e parë e rendit të ditës, PDK ka dalë nga salla e kuvendit, për çka deputetët Përparim Gruda e Vlora Çitaku janë deklaruar në hollin e kësaj ndërtese.

Deputetja Çitaku tha se kjo rezolutë do të duhej të bashkonte të gjitha partitë politike.

“Ne kemi kërkuar një rezolutë në mbrojtje të së vërtetës historike dhe viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Revizionizmi ndodhë fillimisht duke shkaktuar huti, pastaj duke ngritur dilema, pastaj duke bërë përpjekje balanca artificiale mes agresorit dhe viktimës. Ne kemi kërkuar që rezoluta në fjalë të obligojë institucionet e Republikës së Kosovës që të mbrojnë luftën e drejtë, që të mbrojnë dinjitetin e viktimave. Tekstin ua kemi shpërndarë grupeve parlamentare dhe e kemi protokolluar në Kuvendin e Kosovës qysh dje. Disa grupe parlamentare na kanë dhënë disa vërejtje dhe propozime, kemi marrë tri vërejtje dhe propozime shumë substanciale nga përfaqësuesit e LDK-së, mirëpo LVV ndonëse me shkrim nuk e ka dhënë asnjë propozim, sot kërkojë që kjo çështje trajtohet aty diku në fund të rendit të ditës”, deklaroi ajo.

Meqë për këtë temë nuk arritën konsensus, Çitaku u pyet se a presin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se refuzimi për t’u futur si pikë e rendit të ditës rezoluta e iniciuar nga ta, është qëndrim politik për të mos e përkrahur rezolutën.

“Refuzimi i kryetares së kuvendit dhe i shumicës parlamentare për ta futur si pikë të rendit të ditës pas diskutimeve jashtë rendit të ditës, pas pyetjeve parlamentare, para marrëveshjeve ndërkombëtare nuk është teknike, siç e tha kryetarja e kuvendit, se po të ishte teknike do ta kishte miratuar, është qëndrim politik për të mos e përkrahur rezolutën, është qëndrim që të na çojë deri pasdite në çështje tjera, pasdite të na mbledh një komision edhe komisioni me thënë nuk dakordohemi me draftin e PDK-së dhe tash e lexuam draftin dhe nuk mund ta miratojmë. Pra, është refuzim i rezolutës që të mos kuptohet se është çështje teknike, është çështje përmbajtjesore”, tha ai.

Ai shtoi se në këtë tekst nuk ka fjalor politik dhe nuk i referohet individëve, por praktikave ndërkombëtare.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga salla plenare e Kuvendit, pasi në seancën e sotme nuk u përfshi si pikë e parë propozimi i tyre për miratimin e një rezolute në mbrojtje të viktimave të luftës. Kjo rezolutë vjen pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit, ku kishte shumë pasaktësi për masakrat në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Kundër që kjo pikë të përfshihet si pikë e parë ishin nga LVV-ja, të cilët thanë se kjo rezolutë duhet të shqyrtohet si pikë e fundit e rendit të ditës.

Përkundër disa tentimeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për kompromis, nuk u arrit pajtueshmëri mes grupeve parlamentare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026