Chelsea synon triumfin në Kupën e Botës për klube, zhvillon sot finalen kundër Palmeiras
Lexohet për: 1 min.
3-Chelsea
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe mes kampionit evropian Chelsea dhe kampionit të CONMEBOL (Copa Libertadores) Palmeira, e vlefshme kjo për Kupën e Botës për klube.

Në xhiron e fundit, respektivisht në gjysmëfinale, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Al-Hilal, kurse Palmeira triumfoi me rezultat solid 2:0 kundër Al Ahlyt, përcjell KosovaPress.

Chelsea mbetet skuadra e vetme evropiane e cila e ka humbur një finale të kësaj gare (viti 2016), ndërsa nëse Palmeira arrin të sigurojë fitore sot, do të bëhet skuadra e parë braziliane e cila mposht një skuadër angleze në finale në rrugëtimin drejt triumfit të Kupës së Botës për klube.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Palmeira do të ketë një skuadër të kompletuar, kurse te Chelsea do të mungojnë mbrojtësit e krahut Reece James dhe Ben Chilwell.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Havertz, Lukaku, Ziyech

Palmeiras (4-2-3-1): Weverton; Rocha, Gomez, Luan, Piquerez; Danilo, Rafael; Dudu, Veiga, Scarpa; Rony

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025