Chelsea shumë afër marrëveshjes me Xhakën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea shumë afër marrëveshjes me Xhakën
New Project - 2026-06-28T140458.935
28/06/2026 - 14:06
Linku u kopjua

Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë verbale për kushtet personale me kapitenin e Sunderland dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga gazetari i Sky Sport Germany, Florian Plettenberg, i cili konfirmon se blutë e Londrës janë tashmë në bisedime zyrtare me Sunderland për të gjetur akordin përfundimtar mes klubeve.

Sipas ekspertëve të transferimeve, ky interesim nga Chelsea tregon një ndryshim të qartë të strategjisë në "Stamford Bridge".

Klubi londinez po shfaq gatishmëri për të transferuar lojtarë me eksperiencë të provuar, duke u larguar pjesërisht nga politika e mëparshme që bazohej pothuajse ekskluzivisht te talentet e reja me vlerë të lartë rishitjeje.

Pavarësisht se Xabi Alonso po shtyn fort për ta nënshkruar, Chelsea aktualisht mbetet në avantazh dhe transferimi duket shumë afër finalizimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026