Kane refuzon ofertën e Barcelonës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kane refuzon ofertën e Barcelonës
New Project - 2026-06-29T212905.977
29/06/2026 - 21:30
Linku u kopjua

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munich, duke refuzuar interesimin e Barcelonës për një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të David Ornstein dhe The Athletic, sulmuesi anglez pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Gjermanisë, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Barcelona kishte kontaktuar kampin e kapitenit të Anglisë për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje, por përgjigjja ishte e qartë. Kane dhe përfaqësuesit e tij i kanë bërë të ditur klubit katalanas se fokusi i tij është Botërori dhe vazhdimi i karrierës te Bayern Munich.

Edhe pse në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë largimi për këtë verë, 32-vjeçari zgjodhi të mos e aktivizojë atë dhe mbetet i lumtur në "Allianz Arena", ku pritet të vazhdojë të jetë lideri i sulmit bavarez.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026