Chelsea po planifikon t’ia rinovojë kontratën mesfushorit anglez
Lexohet për: 1 min.
4-Chelsea
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea po planifikon bisedime me mesfushorin Conor Gallagher, sa i përket të ardhmes së tij në “Stamford Bridge”.

Gallagher është titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino, duke qenë në bankën rezervë vetëm një herë, dhe gjithashtu ka qenë kapiten i Chelseat në katër prej nëntë ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon, raporton KosovaPress.

Gallagher është futur në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale me Chelsean, e cila do të skadojë në verën e vitit 2025.

Dhe tani Todd Boehly po planifikon që të bisedojë me Gallagher për të diskutuar për zgjidhjen më të mirë për të dyja palët sa i përket të ardhmes së mesfushorit anglez në “Stamford Bridge”.

Te Chelsea thuhet se janë të kënaqur me Gallagher, dhe se po planifikohet një rinovim kontrate për 23 vjeçarin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025