Challandes flet për ndeshjen Zvicër-Kosovë: Do të jetë festival
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes e ka cilësuar si një “festival” ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00.

Ai ka thënë se për kosovarët kjo do të jetë një sfidë shumë miqësore dhe se respekti ndërmjet dy vendeve është shumë i madh, përcjellë KosovaPress.

"Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli. Larg politikës apo problemeve të tjera", thotë Challandes, i cili thekson se populli në Kosovë gjithmonë i ka konsideruar triumfet e kombëtares zvicerane në të kaluarën si " fitorja e tyre”. “Kur kombëtarja është shumë e suksesshme, sheh edhe flamuj zviceran të varur në Prishtinë”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran “20min”.

Challandes e ka drejtuar Kombëtaren e Kosovës nga viti 2018 deri në vitin 2021 ku më pas u shkarkuar pas rezultateve jo të mira.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025