Në telefonatën mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ndodhën dy gjëra të papritura: në linjë ishte edhe Elon Musk, dhe ajo që dëgjoi presidenti ukrainas nga homologu amerikan e qetësoi atë deri diku.
Sipas Axios, detajet e reja të telefonatës nënvizojnë se sa ndikues mund të jetë Musk në administratën e re të Trumpit dhe pasigurinë rreth mënyrës se si republikani do t’i qaset Ukrainës.Trump ka premtuar një zgjidhje të shpejtë për luftën, por ka refuzuar të thotë se kush duhet të fitojë. Ai gjithashtu ka kritikuar paketat e mëdha të ndihmës që po i dërgohen Ukrainës nga SHBA.
Administrata e Joe Bidenit tani po kërkon mënyra për të dërguar sa më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës përpara 20 janarit, kur Trump mund ta ndërpresë atë. Por, bisedat private që Trump dhe ekipi i tij kanë zhvilluar me Zelenskyn gjatë dy muajve të fundit – përfshirë atë të djeshmen – kanë qetësuar disi ukrainasit, thonë burimet.Sipas burimeve të njohura me detajet, biseda mes Trumpit dhe Zelenskyt zgjati rreth 25 minuta.
Pasi Zelensky e përgëzoi Trumpin, presidenti i sapozgjedhur i tha se do ta mbështesë Ukrainën, por nuk hyri në detaje.
Starlink ka qenë vendimtar në luftën e ukrainasve, megjithëse Musk gjithashtu ka përqeshur kërkesat e Zelenskyt për ndihmën amerikane gjersa Zelensky e ka qortuar miliarderin pas propozimit të tij për një plan paqeje në vitin 2022.
Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.