Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.
Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama mobilie etj.
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.
Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.
1 – Informohu
Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike. Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetët e gazit, ujit apo qarkut elektrik. Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.
Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë fizik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobiljet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.
3 – Kutia e ndihmës së shpejtë
4 – Qëndroni poshtë dyerve
Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni.
Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.
6- Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit
7 – Largohuni nga objektet në ndërtim
Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.
Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.
9 – Mos përdorni telefonin apo makinën
10 – Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka
Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos jini kureshtar.