Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha se udhëheqësit e Këshillit Evropian kanë vendosur që të ndihmojnë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor me gjashtë miliardë euro. Sipas tij, përmes këtij fondi shtetet rajonale deri në vitin 2027 do të gëzojnë të njëjtin intensitet me shtetet e Bashkimit Evropian.
Varhelyi theksoi se këto shtete duhet të fillojnë me rregullat e Bashkimit e Evropian që nga sot sepse deri në kohën e anëtarësimit ato duhet të jenë gati.
“Unë nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për këto arritjet e Shqipërisë. Gjithashtu ne jemi të dakorduar në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociata për grup kapitullin e parë dhe Bashkimi Evropian do të duhet që të ketë mundësinë që të marrë këtë vendim", tha ai.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...