Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.
Në një konferencë për media, Hasni ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë të mbështet sovraniteti, lirinë e tërësinë territoriale të Ukrainës. Po ashtu, ai ka shtuar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.
Tutje Hasani ka thënë se kanë diskutuar për ndihmën që mund të ofrojë Shqipëria në përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, për çfarë shpreson të ndodhë sa më parë.
I njëjti shpreson që Samiti i sotëm të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës.
Në anën tjetër, ai shtoi se, Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.
Paraprakisht ka ndodhur nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Hasanit dhe homologut të tij ukrainas Kuleba.