Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Të mos humbasim mundësinë nga plani i rritjes së BE-së
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikohet integrimi në Bashkimin Evropian.
Rama, në fjalën hyrëse të Samtit BE-Ballkan Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë, tha se ekonomitë e gjashtë vendeve të rajonit nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës.
Ai theksoi se vendet e rajonit duhet të lënë pas problemet e së shkuarës dhe të merren me të ardhmen, derisa edhe kujtoi nisjen e Procesit të Berlinit.
Krahas kësaj, Rama vlerësoi siç tha Bashkimin Evropian, për mundësitë që përmes Planit të Rritjes po i jep Ballkanit Perëndimor.
"Mundësitë mund të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, hezitim, apo kufizime apo shtrëngime por që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh Rama./KosovaPress