Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë në orët e vona të së martës në Shqipëri, në kuadër të samitit, i cili mbahet të mërkurën për Ukrainën në Shqipëri.
Në Aeroportin e Rinasit, Zelensky do të pritet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Pas takimit me Zelenskyn, shefi i qeverisë shqiptare në orën 11:00 do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.
Kurse Bashkimi Evropian nuk do të sjellë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por Oliver Varhelyi.
Pas kësaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një konferencë për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve, të cilët do të ndjekin nga afër punimet e samitit.
Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, kurse liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes.
Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë
Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 - Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
09.05 - Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 - Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 - Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 - Foto Familjare
Të gjitha mediat