Interi me tri mungesa kundër Cityt
Sport
Lexohet për: 1 min.
Simone Inzaghi
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi aktualisht po stërvitet në Qendrën Stërvitore BPER në “Appiano Gentile”, në kuadër të ndeshjes së nesërme në stadiumin “Etihad’ kundër Manchester Cityt, debutimin e të dyve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë, jo vetëm tek Tajon Buchanan , por edhe te Federico Dimarco dhe Marko Arnautovic  që nuk po stërviten me ekipin, përcjellë KosovaPress.

Anësori, pas ndeshjes së Monzës, është dashur të ndalet për shkak të një tendosjeje në kofshën e djathtë dhe ka shpresa për ta rikuperuar atë për derbin kundër Milanit.

Por lajmi i fundit është mungesa e austriakit në fushën stërvitore, e ndalur nga një ethe që do ta pengojë atë të marrë pjesë në ndeshjen kundër skuadrës angleze.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024