Liverpooli po intensifikon përpjekjet e tyre për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa, ndërsa dritarja e transferimeve po i afrohet mbylljes, sipas “The Athletic”.
Chiesa, kontrata e të cilit me Juventusin është deri në vitin 2025, është në dispozicion për një çmim prej 15 milionë euro. Liverpooli, pasi e ka admiruar sulmuesin e talentuar prej disa vitesh, e sheh këtë si një moment të përshtatshëm për ta sjellë atë në Premier Ligë me një marrëveshje katërvjeçare, përcjellë KosovaPress.
Për Chiesan ka interesim edhe nga Barcelona, Interi dhe Manchester United.