Botërori i Kickbox-it/ Kosova e nis me dy fitore në Budapest
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Budapest të Hungarisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Kickbox-it në kategorinë e juniorëve.

Në këtë kampionat po marrin pjesë 2253 garues nga 68 shtete të botës, derisa Kosova po paraqitet me gjashtë garues. Të hënën janzë zhvilluar duelet e para ku luftuan edhe tre garues nga Kosova.

Nart Mehmeti fitoi meçin e parë në ballafaqim me rivalin e tij meksikan,  Gent Hyseni gjithashtu mori fitore ndaj kickobksierit italian.

Kosova po merr pjesë në këtë kampionat me gjashtë garues dhe luftërat tjera do të zhvillohen sot.  I kënaqur me paraqitjen e tyre është shprehur përzgjedhësi Nasret Salihaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024