Barcelona e lëshon në huazim supertalentin e skuadrës
Lexohet për: 1 min.
2-Barcelona
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Barcelona e ka huazuar sulmuesin Vitor Roque te skuadra tjetër e La Ligas, Real Betis të hënën, pasi ai nuk pati një ndikim në muajt e tij të parë në klub.

Gjigantët katalanas huazuan gjithashtu qendërmbrojtësin Clement Lenglet te rivalët e titullit  Atletico Madrid. Sulmuesi brazilian Roque mbërriti nga Athletico Paranaense në janar pasi Barça nënshkroi me atë për rreth 30 milionë euro në korrik 2023.

Ai shënoi dy gola në 16 ndeshje për klubin teksa Barcelona shikonte rivalët e Real Madridit të fitonin La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

“Marrëveshja është arritur mes FC Barcelona dhe Real Betis për huazimin e Vitor Roque deri më 30 qershor 2025, me opsion edhe një vit tjetër”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Gjigantët katalanas konfirmuan se Betis gjithashtu ka një opsion për të blerë 19-vjeçarin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024