Barcelona e ka nisur mirë sezonin e La Liga-s me dy fitore radhazi pavarësisht mungesës së disa lojtarëve kryesorë, duke rritur pritshmëritë rreth perspektivës së trajnerit të ri Hansi Flick.
Në krye të La Ligës së bashku me Celta Vigon me gjashtë pikë, Barcelona udhëton drejt Madridit për t'u përballur me Rayo Vallecano të martën, i cili është i pamposhtur pasi tronditi Real Sociedadin 2-1 dhe mbajti Getafen në një barazim të vështirë pa gola të shtunën.
"Sigurisht, është një rrugë e gjatë, por ne kemi filluar mirë, edhe pse gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Tani jemi të lumtur për fillimin tonë dhe kemi besim. Nuk po shohim përpara majit, fokusi ynë është të mbajmë momentin në ndeshjen e ardhshme. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që ekipi po bën në fushë. Cilësia e seancave stërvitore është e mirë, lojtarët janë shumë të përqendruar, intensiteti është i mirë dhe këtë mund ta shihni në ndeshje", theksoi ai.
.