Carabao Cup/Manchester United eliminon Aston Villan
Lexohet për: 1 min.
24-United
2 vite më parë
Linku u kopjua

Është mësuar edhe skuadra e fundit e cila ka siguruar kalimin tutje nga raundi i tretë i Carabao Cup.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur Aston Villan me rezultat 4:2, kështu edhe duke e eliminuar nga Carabao Cup, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ollie Watkins, i cili kaloi Aston Villan në epërsi me golin e tij në minutën e 48’.

Por, kundërpërgjigja e “Djajve të Kuq” ishte e shpejtë, pasi që Anthony Martial barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 49’.

Ndeshja vazhdoi të jetë e zjarrtë, ku Diogo Dalot shënoi autogol për ta kaluar Aston Villan në epërsi prej 2:1, ndërsa United barazoi përsëri përmes Marcus Rashford në minutën e 67’.

United arriti të kaloj në epërsi për herë të parë në ndeshje kundër Aston Villas, ku Bruno Fernandes shënoi në minutën 78’ për 3:2.

Fitoren e skuadrës së Ten Hag e vulosi mesfushori Scott McTominay, i cili shënoi në minutën e 90+1’ për rezultatin final 4:2.

Me fitoren e sotme Manchester United kualifikohet tutje në Carabao Cup.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024