Caktohet masa e paraburgimit për dy të dyshuarit e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë
Lexohet për: 2 min.
Lulzim Fejzullahu
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, Artiol Abdullahut dhe Elton Kadrit për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Zejnullahu në Podujevë.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj dhe janë dërguar në mbajtje”, tha ajo.

18-vjeçari Lulzim Zejnullahu vdiq të shtunën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

Ndërkohë, lidhur me rastin të hënën ka mbajtur konferencë për media kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi tha se njëri prej dy sulmuesve të mitur që e rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm.

“Ndërsa i dyti, që është bashkëpjesëmarrës, që duket nga ato video-incizimet që u publikuan, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.

Ai foli edhe për viktimën, për të cilin tha se qytetarët “thonë që ka qenë djalë i sjellshëm”.

Duke folur për veprimet që tha se i ka marrë Drejtoria e Arsimit në Podujevë, Bulliqi tha se “pothuajse të gjitha institucionet shkollore i kemi mbuluar me kamera të sigurisë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025