Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të dyshuarve lidhur me aksionin e realizuar për fajde.
Në komunikatë thuhet se gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Në njoftim thuhet se: “Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon: B.M., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. A.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31; veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. B.K., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. A.M., i dyshuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Po ashtu thuhet se palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.