Një çift i martuar, i cili po gjykohet për vjedhjen e pothuajse 1.9 milionë eurove nga parkometrat në jug të Gjermanisë, ka pranuar plotësisht akuzat në fillim të procesit gjyqësor.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz. Më vjen thellësisht keq për veprimet e mia,” tha burri 40-vjeçar, me lot në sy, në paraqitjen e tij në gjykatën rajonale në Kempten, pranë kufirit me Austrinë, njofton DPA, përcjellë KosovaPress.
Prokuroria e akuzon çiftin, i cili ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, për vjedhje të organizuar, vepër që dënohet deri në 10 vjet burg.
Burri ishte përgjegjës për zbrazjen e makinave të biletave të parkimit dhe dyshohet që së bashku me bashkëshorten i depozitonin monedhat në llogari private dhe i konvertonin në kupona supermarketesh.Më shumë se 500 vjedhje të tjera të dyshuara që datojnë që nga viti 2015, bien jashtë afatit të parashkrimit dhe nuk mund të ndiqen penalisht.
Megjithatë, autoritetet, sipas dpa po kërkojnë konfiskimin e përfitimeve edhe nga këto raste, që ,arrijnë në rreth 584,000 euro.