Kina njoftoi të hënën se u ka vendosur sanksione 10 kompanive amerikane të lidhura me sektorin ushtarak.
Kjo, si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të fundit të Shteteve të Bashkuara që ndalon disa kompani kryesore kineze të teknologjisë të marrin pjesë në kontrata të mbrojtjes.
Me “përdorim të dyfishtë” nënkuptohen mallrat që mund të përdoren si për qëllime ushtarake, ashtu edhe civile.
Sipas ministrisë, ndalimi i eksporteve synon mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Kinës dhe vjen si reagim ndaj asaj që Pekini e quan “zgjerim i gabuar i të ashtuquajturës Listë e Kompanive Ushtarake Kineze” nga ana e qeverisë amerikane.“Shumica e tyre janë pjesë e industrisë amerikane të mbrojtjes ose kanë lidhje të ngushta me qeverinë amerikane përmes kontratave dhe arsyeve të tjera”, tha ai, transmeton AP, pwrcjellw KosovaPress. “Këto kompani nuk zhvillojnë biznes në Kinë, prandaj ndikimi do të jetë kryesisht simbolik.”
Veçmas, Ministria kineze e Financave njoftoi se institucionet shtetërore nuk do të lejohen të blejnë produkte nga 46 kompani amerikane, përfshirë disa njësi të Lockheed Martin, Raytheon dhe General Dynamics. Në deklaratën e shkurtër nuk u dha ndonjë arsye specifike për këtë ndalim.
Ministria kineze e Tregtisë deklaroi në atë kohë se sanksionet amerikane bien ndesh me mirëkuptimin e arritur mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë vizitës së Trumpit në Kinë në muajin maj.