Burg për pronarin dhe arkitektin e hotelit të shembur gjatë tërmetit në Turqi
Bota
Lexohet për: 2 min.
Burg për pronarin dhe arkitektin e hotelit të shembur gjatë tërmetit në Turqi
2 javë më parë
Linku u kopjua

Një gjykatë në Turqi ka dënuar sot me nga 18 vjet e pesë muaj burg pronarin dhe arkitektin e një hoteli që u shemb gjatë një tërmeti në vitin 2023, duke vrarë 72 persona.

Ahmet Bozkurt dhe arkitekti Erdem Yılmaz u dënuan me nga 18 vjet e pesë muaj burg, ndërsa djali i Bozkurt, Mehmet Fatih u dënua me 17 vjet e katër muaj.

Hoteli, i vendosur në qytetin juglindor Adiyaman, po priste një ekip shkolle volejbolli nga Qiproja veriore dhe një grup udhërrëfyesish në kohën e tërmetit shkurtin e kaluar.

Tre persona u dënuan për shkaktim të vetëdijshëm të vdekjes ose plagosjes së disa personave, raporton BBC.

Kryeministri i komunitetit turk qipriot, Unal Ustel, tha se dënimet ishin shumë të lehta dhe se autoritetet do të apelonin.

"Pronarët e hoteleve nuk morën dënimin që prisnim. Por, pavarësisht kësaj, të gjithë përgjegjës për ndërtimin e hotelit, përfshirë edhe arkitektin, u dënuan. Kjo na bëri pjesërisht të lumtur", tha Ustel.

Mbi 50 mijë njerëz vdiqën në Turqi dhe Siri në tërmetin e 6 shkurtit 2023. Rreth 160 mijë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke lënë 1.5 milion njerëz të pastrehë.

Qeveria turke njoftoi disa javë më vonë se qindra njerëz ishin nën hetime dhe rreth 200 persona ishin arrestuar, duke përfshirë kontraktuesit dhe pronarët e pronave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025