Bullizmi në shkolla dhe rrjete sociale, është një dukuri shqetësuese e cila po shfaqet te fëmijët. Kështu vlerësojnë njohës të arsimit, të cilët u bëjnë thirrje institucioneve dhe prindërve të kujdesen më shumë për sjelljen e fëmijëve, derisa thonë se në të kundërtën ky fenomen do të rritet.
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja vlerëson se mungon reagimi institucional për të ulur apo eliminuar këtë dukuri negative që po shkaktohet te fëmijët.Se kjo dukuri është në rritje dhe po ndikon keq të fëmijët e thotë edhe sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj.
Balaj për KosovaPress, thotë se Ministria e Arsimit, duhet të ndërmarrë hapa që të ndalohet kjo dukuri.
Sipas tij, zakonisht fëmijët e bullizuar mund të krijojnë komplekse nga më të ndryshmet, të cilat mund të shkaktojnë nivele të larta të çrregullimeve të personalitetit, ndjenja të pasigurisë, reagime agresive, sjellje të papërshtatshme ose ankthe dhe keqinterpretim në mësim.
Sipas Kastratit, mënyrat më relevante që mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme në shkolla, janë bashkëpunimi i prindërve me psikologët, pedagogun e shkollës, menaxhmentin dhe mësimdhënësit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...