Bullgaria nderon heroin kombëtar Hristo Botev
Lexohet për: 2 min.
fdwfwqfwq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 2 qershor, Bullgaria nderon veprën e Hristo Botev dhe mijëra heronjve të njohur dhe të panjohur që vdiqën për atdheun.

Dita shënohet me një sërë ngjarjesh në të gjithë vendin dhe dy minuta heshtjeje, të sinjalizuar nga sirenat në të gjithë vendin.

Qe nga viti 1901, Bullgaria shënon zyrtarisht përvjetorin e vdekjes heroike të Botev më 2 qershor.

Çdo vit në këtë ditë, në orën 12 të mesditës, mbahen dy minuta heshtjeje, të sinjalizuara nga sirenat anembanë vendit, në kujtim të Botev dhe të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë.

Dita u shënua për herë të parë në qytetet Vratsa dhe Plovdiv në 1884. Botev vdiq në Vargmalin Ballkanik afër Vratsa, duke udhëhequr një detashment të kryengritësve bullgarë për të marrë pjesë në atë që është bërë e njohur si Kryengritja e Prillit 1876.

Detashmenti luftoi disa beteja me trupat osmane, por rrethanat e vdekjes së Botev më 20 maj (New Style 2 qershor), nuk janë sqaruar kurrë. Bullgarët, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane qe nga 1396, filluan përpjekjen më masive për të rifituar pavarësinë e njohur në histori si Kryengritja e Prillit, më 20 prill 1876. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025