Broja: Sot humbëm, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi vitin 2024 me humbje, pasi pësoi debakël sot nga Kili.

Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho u mposhtën në Parma me rezultat të thellë 3:0 nga Kili, raporton KosovaPress.

Ndër lojtarët që luajtën sot për Shqipërinë ishte edhe Armando Broja, i cili hyrë në minutën e 68’ në fushë në vend të Rey Manajt, por që nuk arriti të lë shenjë, sikurse kolegu i tij.

Pas ndeshjes, Broja foli për mediat duke thënë se miqësoret janë të vështira, ndërsa tha se gjërat e mira do të vijnë në verë.

“Ishim pak pa fat sot. Me thënë të drejtën, nuk kemi luajtur mirë. Kili luajti më fort. Jemi të bashkuar si ekip, kemi dhe dy muaj kohë për Europianin. E dimë që nuk janë vetëm miqësore, kemi edhe Suedinë përpara. E dimë që miqësoret janë të vështira. Po përgatitemi që të jemi me Europianin”, tha Broja.

“Sot humbëm, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Gjithmonë kam luajtur pa presion, që kur isha i vogël. Për mua është e rëndësishme të rikuperohem mirë”, shtoi më tej ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024