Brock Lesnar pensionohet nga WWE pas 24 viteve karrierë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Brock Lesnar pensionohet nga WWE pas 24 viteve karrierë
Legjenda e mundjes dhe arteve marciale, Brock Lesnar, duket se i ka dhënë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme 24-vjeçare në WrestleMania 42.
Pas humbjes ndaj talentit të ri Oba Femi, "Bisha" kreu gjestin simbolik të pensionimit duke hequr dorezat dhe këpucët e tij për t'i lënë në mes të unazës, një traditë që tregon fundin e rrugëtimit për një mundës.
Nën shoqërinë e menaxherit të tij historik, Paul Heyman, dhe mes lotësh e duartrokitjeve të 60 mijë tifozëve në Las Vegas, Lesnar u largua nga skena ku dominoi për dy dekada, duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe në WWE dhe UFC.
Karriera e Lesnar do të mbetet në histori si një nga më uniket në sport, duke qenë i vetmi njeri që ka mbajtur titujt kampion në NCAA, WWE, UFC dhe New Japan Pro-Wrestling.
Nga debutimi i tij i furishëm në vitin 2002 e deri te momenti tronditës kur ndërpreu serinë e fitoreve të Undertaker në WrestleMania 30, ai mbeti një forcë e pandalshme e natyrës.
Megjithëse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga kompania, gjesti i tij në Vegas foli më shumë se çdo deklaratë: "Kur një luftëtar lë këpucët dhe dorezat në qendër të unazës, nuk keni nevojë për një komunikatë për media për të kuptuar se çfarë sapo ndodhi".
KosovaPress