Bayern Mynih ka marrë një goditje të rëndë në fund të sezonit, pasi mesfushori i ri Lennart Karl është dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar.
Sipas njoftimit të klubit, 18-vjeçari ka pësuar një çarje muskulore në pjesën e pasmë të kofshës së djathë, një dëmtim që kërkon kohë rikuperimi dhe e lë atë jashtë disa ndeshjeve vendimatre të skuadrësë bavareze.
Sipas raportimeve, ai pritet të mungojë rreth dy deri në tri javë, por rikthimi i tij mund të varet nga procesi i rikuperimit dhe kalendari i ngjeshur i Bayern-it.
Ndërkaq Karl rrezikon të mungojë në disa sfida të rëndësishme, përfshirë ndeshjet e kampionatit gjerman, përballjen në Ligën e Kampionëve dhe ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.
Ndeshjen e ardhshme Bayerni e luan kundër St.Pauli, më 11 prill, me fillim nga ora 18:30.
KosovaPress