Breidablik e mposht si mysafir Strugën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “SRC Biljanini Izvori” të Ohrit, Struga u mposht si vendase nga skuadra islandeze, Breidablik, raporton KosovaPress.

Breidablik shënoi fitore minimale 1:0 si mysafir i Strugës, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hoskuldur Gunnlaugsson në minutën e 35’.

Në fakt, Struga arriti ta shënonte golin e parë të ndeshjes, ku Bunjamin Shabani shënoi në minutën e 28’ për 1:0, por që goli i tij u anulua për shkak se gjatë aksionit kishte ndërhyrje të palejueshme.

Por, këtu nuk mbaron aventura e Strugës në gara evropiane, pasi që ka edhe një shans ta sigurojë kualifikimin tutje në ndeshjen e kthimit.

Ndeshjen e kthimit kundër Breidablik, Struga do ta luajë si mysafire në stadiumin “Kópavogsvöllur” të Islandës, më 31 shtator me fillim nga ora 18:45.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Breidablik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024