Botërori/ Katër kombëtare të mëdha kërkojnë sot kualifikimin në fazën tjetër
Lexohet për: 2 min.
boterori
2 vite më parë
Linku u kopjua

Raundi i tretë i ndeshjeve të grupeve E dhe F do të prodhojë sot edhe katër skuadra të tjera që do të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve për fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Kroacia-Belgjika do të jetë njëra ndër sfidat më të rëndësishme të ditës pasi do të luftojnë direkt për kualifikim në kuadër të grupit F, raporton KosovaPress.

Kroacia ka katër pikë në vendin e parë, kurse Belgjika është e treta me tre pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Marokut dhe Kanadas, me këtë të fundit që ka humbur të gjitha gjasat pas është pa pikë në vendin e katërt, kurse marokenët me fitore do të vazhdonin në fazën tjetër.

Edhe grupi E do të sjellë dy ballafaqime të jashtëzakonshme, me Gjermaninë dhe Spanjën që kërkojnë të mos zhgënjejnë, por të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt.

Kosta Rika do të jetë rivali i Gjermanisë dhe vetëm fitorja i dërgon gjermanët tutje, kurse Spanja ballafaqohet me Japoninë, në një tjetër sfidë jetike.

Grupin E e kryeson Spanja me katër pikë, pastaj Japonia me Kosta Rikën me nga tre pikë, kurse e fundit është Gjermania me vetëm një pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024