Botërori i hendbollit për universitete nis me fitore të UAVEIRO, shkatërron Shkodrën
Lexohet për: 1 min.
292111612_407247221432122_1197681092690030788_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete, ku portugezët e UAVEIRO, kanë shkatërruar Universitetin e Shkodrës.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Universiteti portugez, UAVEIRO, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 65:12 ndaj Shkodrës, raporton KosovaPress.

Gjatë tërë ndeshjes portugezët u treguan superiorë ndaj universitetit shkodran, ku hendbollisti më i mirë ishte Joao Saravia me plot 13 gola të realizuar.

Në anën tjetër, te shkodranët më i dalluari ishte hendbollisti, Elidon Bitri me tre gola të shënuar.

Rezultati final i ndeshjes është 65:12 në favor të Universitetit portugez, UAVEIRO.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025