Bordi shkarkon Kryeshefin e "Trepçës", Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre
Lexohet për: 2 min.
trepca
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Ndërmarrjes “Trepça Sh.A” ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Bashkim Kurtin.

Në njoftim për media thuhet se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka anuluar vendimin për përzgjedhjen e Kurtit si Kryeshef.

Ndërsa, bëhet e ditur se ka emëruar Faton Ahmetin U.D. Kryeshef Ekzekutiv, që ishte duke ushtruar pozitën e Zëvendes Kryeshefit Ekzekutiv.

“Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.  Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë  C.nr.661/24 ka anuluar Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv. Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Bashkim Kurti”, thuhet një njoftim.

Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A ka falënderuar Bashkim Kurtin për angazhimin dhe kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A.

https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-bordi-i-trepces-po-punojme-intensivisht-per-ti-tejkaluar-veshtiresite

https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-qeveria-ka-nje-pergjigje-per-ta

https://kosovapress.com/kerkohet-te-behet-zgjidhje-afatgjate-per-pagat-e-minatoreve-te-trepces

https://kosovapress.com/sindikata-e-trepces-reagon-ndaj-qeverise-mos-i-denoni-minatoret

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024