Krasniqi: Urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë për Krishtlindje.
Kryetari Krasniqi këtë urim e ka përcjellë nga sheshi i Prishtinës ku theskoi se me bashkëpartiakët Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi shënuan këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
“Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai më tej ka thënë se “Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri - respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë. Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë”.
Sonte në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.