Blloku B1 jashtë operimi, KEK-u: Rrjedhjet në kaldajë eliminohen nesër
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësia B-1 e Termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, i cili tha se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.

“Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, tha Bucolli.

Kujtojmë se remonti në njësinë B-1 të Termocentralit B pati nisur gjatë verës, ku kishte përfshirë punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kondenzatorët, rezervarët e ujit, pompat furnizuese, në filtra e seperatorët e ujit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024