BKT Kosova e Keiretsu Forum, një partneritet që shkakton ndryshime në botën e start-up
Biznes
Lexohet për: 7 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) dhe BKT Kosova kanë filluar një bashkëpunim revolucionar, i pari i këtij lloji përtej rajonit, për të mbështetur startup-et dhe për të sjellë investime në Kosovë dhe më gjerë. Ndërsa, ky partneritet synon të rrisë ndjeshëm mbështetjen për sipërmarrësit dhe të nxisë zhvillimin e inovacioneve.

Presidenti i Kapitullit të KFSEE, Ardian Hoxha, theksoi se organizata po rritet në mënyrë të konsiderueshme, me një numër në rritje të investitorëve Angel dhe startup-eve që aplikojnë për të prezantuar projektet e tyre. Hoxha nënvizoi se përpjekjet e forumit kanë rezultuar në investime në tri startup-e dhe planifikojnë të investojnë edhe në më shumë të tjerë, me shpresën se do të rritet numri i anëtarëve dhe investitorëve që ofrojnë mbështetje dhe mentorim.

“Forumi Keiretsu po rritet çdo ditë. Ne po rritemi për sa i përket numrit të anëtarëve Angel Investors, po rritemi për sa i përket një numri startup-esh që po aplikojnë për të prezantuar në ngjarjet tona, po rritemi në numrin e partneriteteve që na bashkohen për të zhvilluar së bashku ekosistemin, ne po rritemi për sa i përket partneritetit me të gjithë lojtarët që prodhojnë start-up, në mënyrë që furnizimi të rrjedhë”, tha Hoxha.

Drejtori ekzekutiv në BKT Kosova, Suat Bakkal e përshkroi bashkëpunimin si një mundësi të madhe për të ndihmuar në rritjen e startup-eve dhe për të sjellë investime në Kosovë. Ai shpërndau një shembull personal të ëndrrës për të pasur më shumë startup-e të suksesshëm në rajon.

“Dua të ndaj një gjë. Dy javë më parë, vajza ime tri vjeç e gjysmë më kërkoi të blija një njëbrirësh dhe në atë kohë i thashë se kemi të njëjtën ëndërr me vajzën time, ajo është 40 vjet më e vogël se unë por ka të njëjtën ëndërr dhe fillojmë të diskutojmë për ëndrrat tona. E dini, shumica, pas ndoshta 10 vjetësh, ndoshta 20 vjetësh, për shkak të këtyre ndryshimeve në nivel global ka shumë “njëbrirësh” (Synime) dhe në nivel global ndoshta tani ka qindra “njëbrirësh”, do të thotë se vlerësimi mbi miliardë euro... 10:06 Dhe këta ‘njëbrirësh’ , disa prej tyre vendosen në një garazh me miqtë, siç e dini, disa prej tyre si investim i disa korporatave të mëdha në departamentet e tyre të kërkimit dhe zhvillimit, por në fund të gjitha ato ndodhin në një ekosistem të vogël. Por ëndrra ime varet nga ju, sepse si mund ta bëjmë atë, ne mund ta bëjmë atë nëse bashkohemi të gjithë, dhe ky është një komunitet dhe ju jeni një anëtar i këtij komuniteti. 11:04 Është shumë e komplikuar tani për tani për Kosovën, por megjithatë ne mund t'i përshpejtojmë ato start-up dhe mund ta bëjmë këtë me fondet e të gjithë miqve tanë, por edhe ne kemi para të mira si bankë, kështu që mund të investojmë atje”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i KFSEE Ravik Mima ka ndarë zhvillimet e fundit duke u ndalur te startup-et, te të cilat anëtarët e forumit kanë bashkinvestuar FinqUp, Yova dhe BoksyAdriatic, ndërsa ka theksuar se kjo vazhdon të mbetet banka e parë dhe më e madhe.

“Nuk është ai Forumi Keiretsu që është rrjeti më i madh i Engjëjve në botë që zgjedh sot BKT, kjo është banka e parë, e para dhe më e madhe, Banka Kombëtare”, është shprehur Mima.

Në anën tjetër, udhëheqës i Departamentit të Institucioneve Financiare në BKT, Muharrem Inan ka folur për potencialin që ka Kosova në këtë drejtim.

Në këtë kontekst, Igor Madzov, anëtar Bordi i KFSEE, demonstroi spontanisht nëpërmjet telefonit të tij, agjentin virtual të FinqUp, një start-up inovativ fintech që shfrytëzon inteligjencën artificiale për shërbime financiare ose siç ata preferojnë ta quajnë veten “thika zvicerane e botës digjitale”. Prezantimi u prit me interes edhe të qeshura nga të pranishmit, teksa agjentja virtuale Megi, u përgjigjej pyetjeve të Igor “Okeydokey”, për të vazhduar më pas më gjatë me shpjegimin përkatës.

Për sukseset në këtë drejtim u mbajt edhe diskutim në panel me temë “Zhvillimi i ekosistemit të start-up-eve dhe investimeve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, në të cilën të gjithë folësit u dakorduan se fondi i dedikuar inovacionit është një domosdoshmëri në dobi të ekosistemit.

Metihe Kastrati, drejtoreshë e Menaxhimit në Innovation CenterKosovo (ICK) ndau arritjet e ICK-së.

“Si e shoh perspektivën e ekosistemit start-up, mendoj se nëse zmadhojmë pak dhe kjo është mënyra më e mirë për të parë progresin, sepse nëse jemi në atë cikël vicioz ndonjëherë nuk jemi në gjendje të shohim se sa larg kemi shkuar në drejtim të shumëfishtë në ekosistem, si krahasimi për 12 vitet e fundit kur u financua ICK, mendoj se ekosistemi është bërë më i pjekur për sa i përket numrit të lojtarëve dhe palëve të interesuara, numrit të mbështetësve, numrit të start-upe-ve, si dhe përgatitjes dhe shumicës së njerëzve që janë të përfshirë, aftësia për të kontribuar në sistem”, tha ajo.

Zyrtarja e Programit Vendor për Programin e Sipërmarrjes Zvicerane, Bashkëthemeluese e drejtoreshë e performancës në Narwhal Network Arta Istrefi foli për rëndësinë e mbështetjes së start-up-eve në Kosovë dhe potencialin e  talenteve vendase.

“Do të filloj me Dua Lipën të cilën shpresoj që të gjithë e njohin, siç e dini ajo është nga Kosova, ajo është rritur këtu, por për t'u bërë superylli që është sot ajo duhej të shkonte diku tjetër. Është pothuajse e njëjta gjë me start-up-et", ka thënë Istrefi.

Anëtari i KFSEE dhe investitor në 112 start-up, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve, i cili ishte pjesë e diskutimit të panelit, përshkroi përpjekjet për të lidhur investitorët dhe start-up, dhe nënvizoi rëndësinë e bashkimit të përpjekjeve për të arritur sukses ndërkombëtar.

“Keiretsu është më i madhi Rrjeti Angels, por grupi më i madh individual i Angels ishte ky grupi...Në një treg të vogël që ëndërron për një treg më të madh, duke punuar së bashku për të arritur gjëra që funksionojnë përtej kufijve, në rastin e start-up-it të fundit që vizitova ata janë në një nivel gjigant duke arritur gjërat ndërkombëtare, duke thënë se njerëzit tanë këtu janë mjaft të zgjuar për të krijuar një produkt që funksionon në botë, kështu që as nuk rritet nga një komb në dy kombe në pesë”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024