BKS-ja lanson një aplikacion të rëndësishëm
Lexohet për: 2 min.
APP
1 vit më parë
Linku u kopjua

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar një aplikacion që mundëson gjenerimin e certifikatës së historisë së sigurimeve. Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro klienti mund të merr certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Në njoftim thuhet se aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës së historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimi nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve.

"Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjet, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata mund të lëshohen në  këto gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Çmimin për certifikatës se historisë së sigurimeve është 30 euro", thuhet në njoftimin e BSK-së.

Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul  tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro.

Aplikacioni mund të shkarkohet:

Linku për Appel IPhone App Store

https://apps.apple.com/us/app/bks-app/id1660764520

Linku për Android Play Store

https://play.google.com/store/apps/details...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024