“Biznes, administratë dhe ligj”, më e preferuara për studentët e rinj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
“Biznes, administratë dhe ligj”, më e preferuara për studentët e rinj
2 muaj më parë
Linku u kopjua

"Biznes, administratë dhe ligj" vazhdon të mbetet fusha më e preferuar e studentëve në nivelin bachelor me gjithsej 4.380 studentë ose 26.4 për qind. Ndërsa, numër më i vogël i studentëve kanë zgjedhur "Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari", 381 të regjistruar ose 2,3%, sipas të dhënave të publikuara sot nga ASK-ja mbi arsimin e lartë për vitin akademik 2023/2024.

Studentët e regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor sipas fushave të studimit në universitete publike dhe kolegje private

Në fushën “Teknologjia informative dhe komunikimi (TIK)” për vitin akademik 2023/2024 në nivelin bachelor, meshkujt përbëjnë 62.2 për qind të studentëve, ndërsa femrat 37.8 për qind.

Edhe te niveli master, “Biznes, administratë dhe ligj” vazhdon të mbetet fusha më e preferuar e regjistrimeve të studentëve, 1.314 studentë ose 34 për qind. Ndërsa, numër më i vogël i studentëve të regjistruar kanë zgjedhur të studiojnë në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, me gjithsej 81 studentë ose 2.1 për qind.

Krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve në nivelin master, dominon numri i atyre në “Biznes, administratë dhe ligj”, 3.208 ose 32.5 për qind.

Diferencë më e madhe gjinore vërehet edhe te niveli master në fushën e arsimit, ku nga 425 studentë, 92 për qind janë femra dhe 8 për qind meshkuj (vetëm 34 studentë).

Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin bachelor për vitin akademik 2022/2023 dhe 2023/2024

Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin master për vitin akademik 2022/2023 dhe 2023/2024

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024