Bislimi në takim lamtumirës me Hovenier: SHBA partneri kryesor i Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në një takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.
Ai shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e ambasadorit ndaj vendit tonë përgjatë mandatit të tij.
Zëvendëskryeministri theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati dhe partneri kryesor i Republikës së Kosovës dhe vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e lidhjet mes nesh.
Sipas komunikatës, përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri foli edhe rreth vizitës së fundit të zhvilluar në ShBA e për takimet e shumta dhe të frytshme të zhvilluara atje.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e takimin e sotëm, si dhe bashkëpunimin në këto tre vitet e fundit, duke i uruar edhe suksese në vijim në detyrat e tij të ardhshme.