Përkujtimi i viktimave të gjenocidit, më 15 janar do të ndizen qirinj në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
QIRA
1 orë më parë
Linku u kopjua

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, ka ftuar të gjithë shqiptarët që në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale dhe të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizojnë manifestimin qendror në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku më 15 janar 2025, në ora 19:30, do të ndizen qirinjë në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Ata që nuk mund të na bashkëngjiten, të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre. Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025