Hashim Thaçi del nga hoteli Sofitel në Paris. Duket që nuk është në humorin më të mirë.
Ai ka mbi vete një barrë të rëndë pasi e ka vetëm edhe një ditë kohë t’i thotë po ose jo marrëveshjes për ndaljen e luftës në Kosovë.
Kur konferenca në Paris të marrë fund, Thaçit i duhet të kthehet në Kosovë. Gjasat nuk janë të pakëta që ai të arrestohet, meqë ka një fletarrestim për të, që e lëshoi Beograd për të, në prag të arritjes së marrëveshjes, duke komplikuar situatën edhe më.
Mandej largohet nga këtu.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë, që e ideuan planin për një marrëveshje politike që i jep fund luftës në Kosovë, vijnë një nga një për ta kryer punën e tyre.
Amerikani Chris HIll pyetet nëse palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen.
Pas tij vjen presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, që duket në goxha disponim, mbase për faktin se fletarresti që lëshoi shteti i tij, për Thacin, mund të ndryshojë gjërat në favor të Beogradit.
Ai u pyet pikërisht për këtë.
Milutinoviq: Ani çka, fletarrestimi është fletarrestim
Gazetarja: Ju po negacioni një marrëveshje ndërkombëtare për paqe, ndërsa lëshoni fletarrestim.
Serbia bëri edhe disa ndryshime të momenteve të fundit ne propozimin e marrëveshjes dhe për to u pyet nga mediet
Gazetari: A mendoni se ata do të pranojnë propozimet tuaja?
Gazetari: Ata po duan vetëm të mashtrojnë – a po i akuzoni ata për mashtrim?
Miutinoviq: Po, sigurisht
Milutinoviq: Po, sigurisht, nuk është kështu dhe për këtë arsye ne po luftojmë për gjëra reale.
Pala shqiptare, që ishte e shumtë në numër, akuzoi Serbinë se deshi të ndryshojë 70 për qind të propozimit për marrëveshje politike. Kjo, sipas tyre, ofronte më pak autonomi se që kishin aktualisht, derisa Kosova ishte e pushtuar nga qindra mijëra forca serbo-jugosllave
Një ditë më vonë, serbët deklaruan se nuk e pranojnë marrëveshjen e pranuar.
Delegacioni kosovar e bëri këtë. 5 ditë më vonë, NATO nisi sulmet ajrore kundër caqeve serbojugosllave. Pas 78 ditëve, Kosova u çlirua.