Bie qarkullimi i bizneseve, ky është sektori më i goditur
Lexohet për: 3 min.
bizneset
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Me liberalizimin e vizave vendi ka shënuar rënie të aktiviteteve ekonomike, kjo vërehet më së shumti tek sektori gastronomisë. Kjo për shkak, vizitave të ndryshme në rajon dhe Evropë që po bëjnë qytetarët e Kosovës. Kështu, vlerësojnë njohës të ekonomisë dhe biznese, të cilët kërkojnë nga qeveria të krijojë mekanizma rregullues që fuqizojnë ato biznese dhe krijojnë qëndrueshmëri afatgjate. Megjithatë, ky fluks i shtuar i qytetarëve që po vizitojnë vende të ndryshme jashtë Kosovës, vërehet edhe tek agjencitë turistike të cilat pohojnë se ka rritje të numrit të udhëtarëve. Ndërsa, ditë më parë në një paraqitje publike, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka rritje të qarkullimit të bizneseve për vitin e fundit.

Pronari i një agjencion të autobusëve në vend, Miran Fejzullahu pohon se në krahasim me vitin e kaluar është rritur numri i qytetarëve që duan të vizitojnë vende të ndryshme të rajonit e Evropës. Sipas tij, vikendi është më i ngarkuar, për çfarë thotë se janë rreth 600 udhëtarë çdo fundjavë.

Se ka rënie të aktivitetit, e thonë edhe pronarë të bizneseve. Sipas tyre, kjo rënie vërehet më së shumti në vikend.

Menaxheri i një kafiterije në kryeqytet, Florim Aliu, thotë për KosovaPress se për shkak të vizitave të shumta që po bëjnë qytetarët në vende të rajonit, vërehet se ka rënë fluksi i punës në vikende.

Në anën tjetër, edhe njohës të ekonomisë konsiderojnë se pas liberalizimit të vizave ka rënie të qarkullimit të bizneseve e po ashtu edhe të shitjeve. Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se nga raportimet që marrin nga kompanitë vërehet se ka rënie të qarkullimit në këta dy muajt e parë të vitit.

Ndërkaq, njohësi tjetër i ekonomisë, Besnik Avdija, thotë se institucionet përgjegjëse duhet të krijojnë mekanizma afatgjatë që i fuqizojnë bizneset.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna vlerëson se deri në muajin qershor pritet të stabilizohet kjo rënie e aktivitetit

Ndërsa, qytetarët e Kosovës nga 1 janari mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen dhe janë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në këtë zonë./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025