Bie numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Testi anti-COVID
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dhjetë raste të reja me koronavirus nga 835 testime dhe asnjë me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 375 qytetarë janë aktivë me COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar gjashtë në Tiranë, dy në Gjirokastër dhe nga një rast në Patos dhe Himarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa 52 qytetarë janë shëruar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 275.177 raste, prej tyre 271.306 janë shëruar, 375 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025