Bie nataliteti në Itali
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Niveli i lindjeve në Itali vazhdoi të shënojë rënie në vitin 2023, me 379.000 lindje rezidente ose 6.4 lindje për një mijë njerëz, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara nga ISTAT në raportin e tij mbi treguesit demografikë për vitin 2023 të premten. Në terma absolutë, kjo nënkupton 14.000 lindje më pak se në vitin 2022, një rënie prej 3.6% shtoi ISTAT. Instituti kombëtar i statistikave tha se lindjet në Itali kanë rënë me 34.3% që nga viti 2008, viti i fundit gjatë të cilit u regjistrua një rritje. Qe nga 1 janari 2024, popullsia rezidente ishte pak më pak se 59 milionë, duke rënë me 7000 njësi krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat konfirmojnë ngadalësimin e rënies së popullsisë, të nxitur ekskluzivisht nga ardhja e emigrantëve të huaj në Itali. Në nivel gjeografik, popullsia rezidente u rrit në veri të Italisë, mbeti e qëndrueshme në qendër dhe u zvogëlua në jug. Vdekjet në vitin 2023 ranë me 54.000 krahasuar me vitin e kaluar për të arritur në 661.000, një rënie prej 8 për qind. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024