Bie Instagram dhe Facebook, mijëra përdorues raportojnë problemet
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bie Instagram dhe Facebook, mijëra përdorues raportojnë problemet
facebook
19/07/2026 - 12:44
Linku u kopjua

 Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat e Meta-s, pasi mijëra persona në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë përkohësisht të padisponueshme.

Sipas raportimeve, problemi prek kryesisht përdoruesit që hyjnë në Facebook dhe Instagram përmes kompjuterëve, ku në ekran shfaqet një mesazh gabimi që i pengon të përdorin platformat.

Mesazhi i shfaqur njofton se: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

Ndërkohë, faqja që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Downdetector, ka regjistruar mijëra raportime nga përdoruesit. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar mbi 5 mijë raste për Facebook dhe më shumë se 1 mijë për Instagram.

Fillimisht u mendua se ndërprerja ishte e kufizuar vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por më pas raportime të ngjashme u shfaqën edhe nga vende të tjera në Evropë, si dhe nga Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, duke sugjeruar se problemi ka prekur përdorues në shkallë ndërkombëtare, transmeton TCh.

Deri më tani, Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e ndërprerjes apo kohën kur shërbimi pritet të rikthehet plotësisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026